​Legjenda e Liverpoolit: Shaqiri po trajtohet padrejtësisht nga Kloppi


05/03/2019

Skuadra e Jurgen Klopp, befasisht, nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në derbin e Liverpulit kundër Evertonit në stadiumin “Goodison Park”, duke barazuar 0-0. Kështu, titulli tani është në duar të Manchester City, që ka një pikë më shumë se “Redsat”, 71 me 70, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi që Shaqiri kishte mbetur në stol për Liverpoolin. Në këtë ndeshje, nuk luajti asnjë minutë Xherdan Shaqiri, para të cilit në lojë u inkuadruan Firmino, Milner dhe Lallana.

Ish-ylli i Stoke Cityt i ka bërë 21 paraqitje në Premierligë këtë sezon, mirëpo ai ka luajtur mesatarisht 48 minuta për ndeshje, pasi që Kloppi preferon ta aktivizojë atë nga banka rezervë. Megjithatë, kohës së fundit, Kloppi nuk nuk po e inkuadron fare në lojë 27-vjeçarin.

“Do të doja shumë ta dija se çfarë ka bërë Shaqiri gabim. Nuk mund ta besoj se Origi ishte titullar, nuk mund ta besoj që Origi luajti titullar në krah dhe nuk mund ta besoj që pasi e kritikoi, e futi Lallanan para Shaqirit”, ka thënë Nicol.

“Jam vërtet i hutuar nga kjo gjë. Çfarë mund të ketë bërë ai gabim? Mendoj se duhet ta kishte futur në lojë Shaqirin më herët kundër Manchester Unitedit, por ai e futi Daniel Sturridgen”.

“Nuk kam ide se çfarë ka bërë gabim Shaqiri sepse sa herë që ai hyn në lojë, ai ndryshon diçka. Ai ose ka shënuar gola, ose ka krijuar raste për bashkëlojtarët. Ai i jep më shumë energji skuadrës dhe tregon shumë entuziazëm kur hyn në lojë”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart