​Legjenda e Bayernit: Klubi ka nevojë për ndryshime


06/12/2018

Kampioni gjerman, që e fituar titullin e Bundesligës për gjashtë vite radhazi, i ka fituar vetëm shtatë nga 13 ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon. Tani, klubi gjerman radhitet në pozitën e katërt, nëntë pikë larg liderëve, Dortmund, transmeton Gazeta Express.

“Kovaci ishte lojtar i Bayernit për 15 vite. Ai e ka ADN-në e Bayernit, ai e njeh Bundesligën. Ai ka rrënjë kroate, por ka lindur në Gjermani. Ai ishte trajneri i Kombëtar i Kroacisë, ai e ka përvojën për të punuar me yje. Por, Bayerni është diçka i veçantë”, ka thënë Matthaus.

“Dhe për këtë arsye, ai ka nevojë për pak mbështetje nga njerëzit që punojnë në atë klub. Për mua, gabimi i Bayernit ishte se ata nuk i ndryshuan lojtarët. Ata i kanë lojtarët që kanë qenë duke luajtur për gjashtë vitet e fundit, si Robben, Ribery, Boateng, Muller”.

“Kohët ndryshojnë, futbolli bëhet më i shpejtë dhe gjeneratat e reja vijnë. Gabimi më i madh i Bayernit ishte se para këtij sezoni, ata nuk e bënë ndryshime”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart