Lazio vazhdon me humbje, e përmbys Frankfurti në Europa Ligë


13/12/2018

Lazio po vazhdon me rezultate të dobëta, jo vetëm në Serie A por edhe në Europa Ligë.

Pasi humbi në ndeshjen kundër Apollon Limasolit para dy jave, Lazio ka humbur edhe sonte në Olympico të Romës kundër Eintracht Frankfurtit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse vendasit ishin më të mirë por nuk arritën që të kalojnë në epërsi, pasi që skuadra gjermane dinte të mbrohej më mirë.

Në pjesën e dytë pati tre gola të cilët u shënuan në një margjinë të shkurtë kohore.

Të parët që shënuan ishin Lazio ku Correa merr një top të mirë nga Luis Alberto dhe shënon gol në minutën e 56-të.

Pas golit të pranuar, gjermanët filluan të sulmojnë dhe e bëjnë këtë duke shënuar golin e barazimit me Gacinovic në minutën e 65’të.

Frankfurt me Gacinovic reagoi mirë edhe në minutën e 71-të pasi që Gacinovic dha një top të mirë për Haller, i cili shënoi.

Me këtë humbje, Lazio përfundon e dyta në grup me 9 pikë, derisa Eintracht Frankfurt përfundon grupin pa asnjë humbje si skuadra e parë më 18 pikë. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart