Lajm fantastik për Man Unitedin para derbit ndaj Tottenhamit


11/01/2019

Fituesi i Kupës së Botës me Francën luajti një ndeshje përgatitore me bashkëlojtarët e tij këtë javë në qendrën stërvitore në Dubai, për herë të parë që prej një dëmtimi që e pësoi në fitoren e “Djajve të kuq” kundër Neëcastle më 2 janar, transmeton Gazeta Express.

Pogba mungoi në fitoren e Unitedit 2-0 ndaj Readingit në FA Cup, por është stërvitur mirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer. 

“Ai u duk mirë kah fundi, prandaj do të jetë i gatshëm. Kishte ca probleme, por doli mirë në stërvitjet e fundit, prandaj do të jetë shëndosh e mirë”, tha norvegjezi.

Solskjaer ka bërë një fillim të përkryer si trajner i Unitedit që prej se e mori detyrën duke e zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinhon më 19 dhjetor. Ai i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet deri tani. /Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart