“Ky është tregimi më i bukur në jetën time”


14/08/2016

Majlinda të dielën e shkuar ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa sot në Prishtinë ekipi kosovar është duke mbajtur konferencë për media, ku Kuka ka lavdëruar paraqitjet e kampiones kosovare.

Ai thotë se do të ishte i kënaqur edhe me medalje tjetër olimpike, por medalja e artë në “Rio 2016” për të është tregimi më i bukur në jetë, shkruan Koha.

“Kemi pas synim që të fitojmë medalje, për mu çdo medalje olimpike ka qenë e artë. Do të isha i kënaqur edhe me medalje të bronztë. Nora ka qenë rrugës së mirë që t’i afrohet Majlindës, por lëndimi në kohën e keqe ka bërë që të mos i bashkohet suksesit të Majlindës. Akoma po më duket se gjithçka është ëndërr. Ndoshta duhet kohë që ta kuptojmë ku kemi arrit. Kjo është storia më e bukur që ka ndodhë në jetën time”, është shprehur ai.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart