Ky është trajneri më i mirë për muajin shtator në Premierligë


12/10/2018

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo e ka fituar çmimin Trajneri i Muajit në Premierligë, pasi skuadra e tij ishte e pamposhtur në muajin shtator, transmeton Gazeta Express. 

Wolverhamptoni u ngrit në Premierligë në këtë stinor nga Championshipi, dhe aktualisht është në vendin e shtatë të tabelës, kurse në muajin shtator i ka marrë tri fitore dhe një barazim.

E mposhti West Hamin, Burnleyn dhe Southamptonin, të gjitha këto fitore pa pranuar gol, ndërsa barazoi me Manchester Unitedin 1-1. /Gazeta Express. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart