Kurzawa i PSG’së i nënshtrohet një operacioni në shpinë


12/09/2018

Paris Saint-Germain ka konfirmuar që mbrojtësi anësor Layvin Kurzawa është bërë sot operacion në shpinë.

26 vjeçari ka kryer një operacion në ashtin e legenit në spitalin Pitie-Salpetriere pasi që ka pasur dhimbje gjashtë seancave stërvitore.

Edhe pse PSG nuk e ka paraparë periudhën e rikuperimit të tij por raportet në Francë thonë se ai mund të jetë jashtë deri më 2019.

“Mbrojtësi Paris Saint-Germain Layvin Kurzawa i është nënshtruar sot operacionit në diskun lumbar të legjenit”, thuhet në deklaratën për shtyp të klubit. /GazetaExpress/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart