Kur Interi i propozoi Shaqirit një magjistar për shërim


13/01/2019

Aty ku u duk se zikaltrit kishin bërë blerjen më të bujshme nga Bayern Munich dhe se shqiptari mund të bëhej lideri i ekipit të “San Siros”.

Por, kështu nuk ndodhi dhe Shaqiri, menjëherë sapo pati mundësi, mblodhi plaçkat dhe u largua drejt ligës angleze, aty ku Stoke City e priti dhe ku, më pas, u bë i mundur kalimin në “Anfield”.

Për “Sport Bible”, dy vite më parë, Shaqiri do të rrëfente: “Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperoja shpejt për të luajtur ndeshjen tjetër… Interi më tha se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal”.

“Bëhej fjalë për në person në moshë i cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë”.

Shaqiri për Interin i ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në 20 paraqitje në total, kurse për Liverpoolin në këtë stinor ka realizuar 6 gola dhe 3 asistime. /TeleSport/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart