Kukësi fiton, por eliminohet nga Europa Ligë


16/08/2018

Kukësi ka fituar sonte kundër Torpedos dhe ishte shumë afër për t’u kualifikuar në rrethin e play-offit në Europa Ligë.

Në ndeshjen e parë, Kukësi kishte humbur më rezultat të thellë 5-2 kundër Torpedos, derisa në udhëtimin e tyre në Gjeorgji ishin përballur më shumë vështirësi, sidomos në sigurimin e vizave për lojtarët e saj.

Normalisht, Kukësi pjesën e parë e filloi furishëm, duke kërkuar golin e parë dhe këtë e arriti tek në minutën e 28, ku sulmuesi Reginaldo kaloi Kukësin në epërsi nga penalltia.

Gjatë pjesës së parë, Kukësi kishte edhe dy mundësi të mira për shënim por nuk i shfrytëzuan si duhet.

Edhe në pjesën e dytë Kukësi luajti më mirë dhe e mbante në presion skuadrën gjeorgjiane, të cilët luanin në mbrojtje duke tentuar të ruanin rezultatin e ndeshjes se parë.

Në minutën e 74’të përsëri akordohet penallti për Kukësin të cilën në gol e shndërron përsëri Reginaldo.

Shkodra dhe Reginaldo patën mundësi që të shënon gol në minutat e fundit të pjesës së dytë por portieri gjeorgjian bëri pritje të mira.

Pavarësisht presionit Torpedo arriti të ruaj epërsinë e lojës se parë duke kaluar kështu në rrethin tjetër të Europa Ligës. Me Kukësin, Shqipëria zyrtarisht nuk është në garë në asnjë garë europiane sivjet. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart