Kosova bën parakalim historik në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore


09/02/2018

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore. Ndërsa hera e parë që Kosova mori pjesë si shtet në Lojëra Olimpike ishte në ato verore më 2016 në Rio të Brazilit, raporton Express.

Kosova ishte shteti i 71-ti në listën e ekipeve që parakaluan në stadiumin olimpik të Pyeongchangut në Korenë e Jugut. Renditja e shteteve u bën në bazë të alfabetit korean.

Ekipit olimpik të Kosovës i priu bartësi i flamurit, skitari Albin Tahiri. Ekipi u përbë edhe nga trajneri Agim Pupovci dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi.

Tahiri është sportisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në këto lojëra.  Tahiri ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik.

Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik. /Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart