Kluivert theu dy rekorde sonte


02/10/2018

Djali i ish sulmuesit të Ajaxit, Milanit dhe Barcelona Patrick Kluivert e shënoi golin e parë për fanellën e Giallorossi këtë mbrëmje.

Në moshën 19 vjeç dhe 150 ditë, ai është lojtari më i ri i Romës që ka shënuar në versionin modern të Ligës së Kampionëve.

Ky nuk ishte rekordi i vetëm i tij, pasi që Kluivert po ashtu është holandezi më i ri që ka shënuar për një klub të huaj në një garë europiane.

Ai e ka thyer rekordin e mëparshëm të Ola John të Benfikës që kishte shënuar më 2012, në moshë 20 vjeçare dhe 185 ditë. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart