Klubi i futbollit kosovar transferon dy lojtarë serbë, tifozët të irrituar


16/01/2019

Mirëpo, dy transferimet që kanë ngjallur reagime të shumta janë ai i Tarik Cmajcanin dhe Demic Avdic. Kjo pasi nënshtetësia e tyre është serbe.

Pas këtyre transferimeve, të parët reaguan sponsorët. Uji ‘Pika’, i cili në stinorin vjeshtor ishte përkrahës i madh i klubit të qytetit, ka përfunduar marrëveshjen me Ballkanin pikërisht për shkak të këtyre dy blerjeve, transmeton Periskopi.

Reagimi i sponzorit:

”Të nderuar,

Me vendim të bordit të “PIKA GROUP” SH.P.K. ju njoftojmë që nga dita e sotme “PIKA GROUP” SH.P.K. ndërprenë aktivitetin e sponzorimit me Ujë Pika për FC Ballkani.

Kjo si rezultat:

1. Kontraktimi i dy lojtarëve me nënshtetësi serbe (duke marrë parasysh gjenocidin dhe dëmet e shtetit Serb për shqiptarët gjatë kohës së luftës në theks të veçantë masakra e familjes Berisha)

2. Neglizhimi i talentëve vendorë.

Vendimi hyn në fuqi më datë 16 Janar 2019.

“PIKA GROUP” SH.P.K.”

Por kjo nuk është e gjitha. Në profili zyrtar të Cmajcanin gjendet një link i shpërndarë, kur ‘analisti’ nga Shqipëria Mustafa Nano tha se në Botëror do ishte përkrahës i Serbisë. Një postim me motive tërësisht nacionale.

”Vazhdo legjend”, e kishte quajtur anëtari i ri i Ballkanin Nanon.

Pa reaguar nuk kanë mbetur as anëtarët e tifogrupit ‘Xhebrailat’, të cilët janë tejet të zhgënjyer me këto transferime. Përpos kësaj, ata janë të zhgënjyer edhe me largimet e talentëve të rinj, të cilët kishin kontribuar tash e sa vite për ta mbajtur ekipin gjallë edhe në kohërat më të vështira, duke qenë pjesë e shkollave të futbollit.

Një nga anëtarët e tifogrupit ‘Xhebrailat’, ka shkruar:

Jom rrit per ni onderr, me pa ekipin e qytetit nmaja, mi pa shokt e dostat e qytetit tu lu per ekipin e qytetit nmaja tsuperliges, po dita dites po veniten ondrrat, pi anashkaloj ondrrat e mia si tifoz edhe krejt atynve tifozav tjer, po mos ta anashkalojm faktin se jan tu u venit ondrrat e shum talentav qe kan shpresu qe kan me lu nekip tpar, dita dites e me vite vite po shohim talenta ton tu u largu ndrejtim tskuadrave tjera, e kush po vjen? Vin do qe besonmi 5 dit mja vanu rrogen ata i ki sigurt diten e 6t nbojkot, un jam shum i sigurt se kta djemt qe po largohen jan ngjendje me lu per ekipen pa pare nashta edhe per 10 vjet, jan gjendje me nenshkru kontrat pa pare, po a munet mum kallxu kta qe jan nkrye tklubit, qita 30 lojtar aktual me hi mi vet a lujn pa pare najnjo, besonmi asnjoni ska me thon qe luj pa pare. Sigurt 60% e njerzve nSuhareke ma shum kan nqef me nejt nlig tpar me lojtar tSuharekes, se sa me fitu titullin me lojtar jasht qytetit, muni me thon qe edhe po bona lokalist muni me thon qa doni, amo un sperfitoj sen, qysh e kom kqyr tan jeten Ballkanin nliga inferiore e vazhdoj prap me kqyr.

Per fund kisha pas qef qita pak talenta qa kan met jo tlargun, runi allahile si syt e ballit runi, runi sa sosht von, runi sa skeni dal nlig tpar e keni mi lyp prap”.

Ndërsa pas këtyre polemikave, Ballkani ka reaguar në faqen zyrtare në Facebook:

”Klubi futbollistik “Ballkani” në vazhdën e përforcimeve dhe komponimit të skuadrës, gjatë afatit kalimtar të janarit, ka bërë disa ndryshime në ekip. Ashtu edhe siq ju kemi informuar me kohë në faqen zyrtare të klubit, deri më tani kemi transferuar 7 futbollistë duke përforcuar të gjitha repartet, dhe duke plotësuar kërkesat Shtabit teknik.

Sa i përketë disa trumpetimeve të orkestruara nga persona të caktuar, se kinse kemi transferuar futbollistë serbë, kjo NUK është e vërtetë. Siq e dini që të gjitha klubet sportive në Kosovë, qoftë në futboll, basketboll, etj, në mesin e tyre kanë lojtarë nga Bosnja, Mali i zi, Maqedonia… dhe ne jemi njëri ndër këto klube. Ndërsa sa i përketë lojëtarëve që tani kemi transferuar asnjëri nuk është serb, dhe sipas kësaj logjike të disave, i bie që edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti të jetë serb, vetëm se vie nga viset e Luginës së Preshevës, apo cili do futbollist që ka lindur në viset shqiptare që dihet se padrejtësisht aktualisht janë nën administrimin e Serbisë.

Ju njoftojmë se skuadra jonë sot ka udhëtuar për Durrës ku për disa ditë do të jenë në pregatitje për sezonin e ri.

Siq e dini FC Ballkani, përveq se është në Superligë në mesin e tabelës, jemi në garë edhe për Kupën e Republikës së Kosovës.

Pra, duke qenë në garë në dy fronte, konkurrenca në ekip është shumë e fortë, andaj me kërkesen e tyre kemi liruar disa futbollistë që të kërkojnë përvoja të reja, dhe për të cilët përveq se i jemi falënderues, i kemi edhe dyertë e hapura në të ardhmen.

Duke besuar në sqarim nga ana jonë, njëkohësisht mirëkuptim nga ana juaj, kërkojmë përkrahjen e tifozërisë therandase “Xhebrailat” dhe qytetarëve të komunës tonë.

Ju përshëndesim miqësisht

FC Ballkani

Na prift e mbara”.

Ballkani është ende pjesë e Kupës së Kosovës, ku më 9 shkurt do ndeshet me Kikën në Hogosht, në kuadër të çerekfinaleve. Në Superligë, skuadra therandase gjendet në vendin e 9 me 21 pikë, ndërsa synimi kryesor është mbetja në ligë edhe për sezonin e ardhshëm.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart