Klopp pas barazimit zhgënjyes: Mendoni se është si në PlayStation? Futbolli s’e ka kështu


04/03/2019

Dy pikët e humbura në derbin e Merseyside do të thotë se tani Manchester City është lider i Premierligës me një pikë më shumë se skuadra e Xherdan Shaqirit, ndërkohë që kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u zhvilluar nga të dy këto klube në garë për titull në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Në pjesën e dytë në Goodison Park, trajneri gjerman Klopp futi futbollistë me mendje sulmuese në lojë, Roberto Firminon dhe Adam Lallanan, si dhe një mesfushor, James Milnerin.

I pyetur pas ndeshjes nëse është dashur t’i sulmonte pikët e dobëta të Evertonit duke i futur tre sulmues, Klopp nuk ishte i lumtur dhe e shprehu këtë qartazi.

“Mendoni se nuk kemi rrezikuar mjaft sot? Sa pyetje zhgënjyese – a mendoni se kjo është PlayStation? Fute një sulmues ekstra dhe gjithçka do të ndryshojë? Nuk e ka kështu futbolli. Neve nuk na lëshojnë nervat”, tha Klopp. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart