​Klopp: Liverpooli s’do t’ia dorëzojë Man Cityt titullin e Premierligës


05/03/2019

Ndeshja mes dy rivalëve të qytetit, e zhvilluar të dielën, në stadiumin “Goodison Park”, përfundoi me rezultat 0-0. Liverpooli i humbi 3 mundësi të arta për ta fituar ndeshjen, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli i ka barazuar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara. Për shkak të të gjitha këtyre pikëve të humbura, skuadra e Kloppit e ka humbur pozitën e parë në tabelën e Premierligës dhe tani janë një pikë prapa skuadrës së Manchester City.

Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e Premierligës dhe tifozët e klubit kishin besuar se këtë ecuri të keqe do ta përfundonin këtë sezon. Mirëpo, ata tani e kanë humbur kontrollin dhe duhet të shpresojnë se Manchester City do t’i humbasë disa pikë në ndeshjet e ardhshme.

“Ne jemi optimistë… si mund të mos ishim optimistë? Ka ende shumë kohë deri në fund dhe ka shumë ndeshje që ende duhet të zhvillohen. Ajo që na sjelli deri këtu është stabiliteti që e treguan djemtë”, ka thënë Klopp.

“Është e vështirë të fitosh kundër nesh dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme në futboll. Dhe ne krijojmë raste edhe në ndeshjet e vështira. Edhe kjo është shumë e rëndësishme”.

“Dinamika në tabelën e Premierligës ka ndryshuar paksa. Tani ne jemi në vend të dytë dhe ata janë në vend të parë. Sezoni nuk ka marrë fund dhe ne nuk do të dorëzohemi”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart