Klopp beson se Firmino do të jetë gati për Evertonin


01/03/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shpreson që sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, të jetë gati për derbin e së dielës ndaj Evertonit.

Lojtari pësoi një dëmtim në gju një javë më parë në takimin ndaj Manchester United, duke u detyruar të mos luajë në mesjavë në ndeshjen ndaj Watford.

“Deri dje nuk është stërvitur me skuadrën, ndaj do të shohim se si do të reagojë në 48 orët e fundit para se të vendosim”, u shpreh Klopp.

“Gjithsesi, duket se gjërat janë në drejtimin e duhur dhe mund të luajë”.

“Pavarësisht kësaj situate, mendoj se kemi lojtarë që mund të plotësojnë këto boshllëqe dhe të mos rrezikojmë”, u shpreh mes tjerash trajneri gjerman.

Firmino ka bërë 31 paraqitje deri më tani për Liverpoolin, dhe ka shënuar 11 gola. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart