​Khabibi flet për rimeçin me McGregorin


18/01/2019

Në tetor të vitit të kaluar, pas gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të rundit të katërt kur Khabibi e mbajti atë në një pozitë të pafavorshme për irlandezin, duke e fituar përsëri kurorën e peshave të rënda, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pasi e fitoi meçin, Khabib e kapërceu rrethojën e kafazit dhe e filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregorit, Dillion Danis. Edhe vet McGregori u ngjit në rrethojë pastaj dhe e goditi një anëtar të stafit të Khabibit.

Përleshja nuk përfundoi këtu pasi që vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabibit hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës e goditi McGregorin.

Që të dy duhet të dalin në gjyq para Komisionit Shtetëror të Nevadës për Atletikë, para se të caktohet data për rimeçin. Përderisa McGregori ka kërkuar që përballja të ndodhë gjatë këtij viti, Nurmagomedovi nuk është aspak i emocionuar për këtë rimeç.

“Do ta shohim. Ata nuk e meriton këtë. Pse rimeç? Para përleshjes së fundit, ai fliste shumë. Por, kur hyri brenda kafazit tetëkëndësh, ai thjesht nuk bëri asgjë”, ka thënë Khabib. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart