Këto janë rezultatet e deritanishme të Kosovës në Botëror


14/02/2019

Katër skitarë të Kosovës, Albin Tahiri, Arbi Pupovci, Adea Kollqaku dhe Fiona Blaka Rusta, kanë garuar të enjten në garën kualifikuese për sllallomin e madh në Kampionatin Botëror “Are 2019”.

load

Vetëm Albini ka arritur të kualifikohet në finalen e së premtes. Tahiri doli i 57-ti me kohë 2:22.11 sekonda.

Paraqitje të mirë pati edhe Arbi Pupovci që zuri vendin 88-të me kohë 2:31.31 sekonda, duke lënë pas 20 garues, derisa 12 të tjerë nuk arritën në cak. Kjo nuk i mjaftoi të kualifikohet për garën e së premtes.

load

Tek femrat, për herë të parë në Botëror garuan edhe Adea Kollçaku e Fiona Rusta.

Adea doli e 87-ta me kohë 1:26.30 sekonda, rezultat  që nuk ia mundëson të garojë nesër, ndërsa Fiona doli nga shtegu.

load

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart