Kështu do të duken makinat e Formula 1 në vitin 2050


23/01/2019

McLaren Applied Technologies, ka punuar fort për të arritur në këtë përfundim, duke marrë edhe opinionet e fansave të këtij sporti për të paraqitur një makinë që do të përdoret në gara pas 30 vitesh.

Makina quhet MCLExtreme, e cila do të pilotohet nga një “co-pilot” inteligjent, një makinë me bateri elektrike dhe me goma që rigjenerohen vetë.

Një makinë plot drita, që ka magjepsur fansat e këtij sporti, të cilët kanë dhënë edhe mendimet e tyre për të ardhmen. Sipas modeluesve, kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë deri në 500km/orë dhe gjithçka do të jetë e mundur falë aerodinamikës dhe teknologji. /TeleSport/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart