Juventusi me dy mungesa të mëdha për ndeshjen në Kupën e Italisë


11/01/2019

Juve dhe Bologna do të ballafaqohen në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Italisë të shtunën në orën 20:45, transmeton Gazeta Express.

Max Allegri ka konfirmuar se Cancelo do të rikthehet për finale të Superkupës kundër Milanit më 16 janar. 

Megjithatë, mbrojtësi i djathtë nuk është i përfshirë për ndeshjen ndaj Bolognës në fundjavë.

Edhe Mandzukici do të mungojë, bashkë me Juan Cuadrardon dhe Andrea Barzaglin.

Skuadra e plotë e Juves për ndeshje ndaj Bologna: Szczesny, Perin, Pinsoglio, Siano; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Kean, Bernardeschi. /Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart