Juventusi duhet ta tejkalojë Bolognën, në rrugë për ta mbrojtur titullin në Kupën e Italisë


12/01/2019

Bardhezinjtë do të përballen me Bolognën në Kupën e Italisë, të cilën e fituan me lehtësi sezonin e kaluar duke e mposhtur Milanin në finale, sonte në orën 20:45 në “Renata Dall’Ara”, raporton Gazeta Express.

Massimiliano Allegri nuk do të mundë të llogarisë në Mario Mandzukicin, Joao Cancelon, Juan Cuadradon, Wojciech Szczesnyn, Andrea Barzaglin në këtë ndeshje, të cilët mungojnë si pasojë e lëndimeve.

Allegri ka bërë shumë ndryshime në këtë takim, duke i lënë në stol yjet si Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala, Giorgio Chiellini dhe Alex Sandro. 

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Bologna: Da Costa; Calabresi, Danilo, Helander; Mattiello, Soriano, Pulgar, Svanberg, Dijks; Destro, Palacio

Juventus:

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart