Juve fton tre lojtarë U-23 për ndeshjen me Udinesen, Allegri ruhet për Atleticon - Gazeta Express

Juve fton tre lojtarë U-23 për ndeshjen me Udinesen, Allegri ruhet për Atleticon

08/03/2019 16:55

Mesfushorët Hans Nicolussi Caviglia dhe Grigoris Kastanos janë ftuar nga Max Allegri, pasi Miralem Pjanic është i suspenduar dhe Sami Khedira vazhdoë rikluperohet pas operimit në zemër.

Atyre iu bashkohet një tjetër lojtar U-23, ish-sulmuesi i Arsenalit, Stephy Mavididi, pavarësisht se janë ftuar Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic.

Allegri, konfirmoi gjatë ditës së djeshme, se “Cristiano Ronaldo do të jetë në stol”, për ndeshjen me Udinesen, kurse nuk dihet a do të rrezikohen Dybala e Mandzukic, që të dy me disa shqetësime të vogla.

“Zonja e Vjetër” ka probleme me mbrojtje në krahun e djathtë, sepse Joao Cancelo është i suspenduar, kurse Mattia De Sciglio mungon për shkak të problemeve muskulore.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Udinesen: Szczesny, Perin, Pinsoglio; Chiellini, Caceres, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Matuidi, Emre Can, Bentancur, Kastanos, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi, Mavididi. /Gazeta Express/