Ja çfarë i tha Kloppi Shaqirit në fund të ndeshjes


27/09/2018

Në fund të ndeshjes është vërejtur trajneri gjerman duke e qortuar Xherdan Shaqirin, dhe pas shumë pyetjeve nga fansat në Twitter për ta ditur se çfarë i ka thënë, Kloppi ka treguar pastaj në një intervistë, transmeton Gazeta Express.

Kloppi dëshiroi që Shaqiri ta ekzekutonte gjuajtjen e lirë, dhe t’ia pasojë topin Mohamed Salahut, mirëpo gjuajtjen e mori Hendersoni, i cili e kërkoi Dejan Lovrenin, e ky i fundit e kishte të pamundur të bënte diçka.

“Fola me të për shkak të gjuajtjes së lirë, atë të fundit”, ka thënë Klopp.

“Është dashur të pasohet topi te Salahu, pasi të shkonte topi te ai, pasi pjesa e lojtareve ishin në anën tjetër, aty ku edhe shkoi pastaj goditja”.

“Ajo çfarë i kam thënë ka qenë për gjuajtjen e lirë, asgjë tjetër”. /Gazeta Express/ 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart