Ish-ylli i Real Madridit: Mezi pres që Messi të pensionohet, po i numëroj ditët


12/02/2019

Këtë, të paktën, e thotë hapur edhe ish-mbrojtësi i djathtë spanjoll i Los Blancos, Alvaro Arveloa, i cili thekson se megjithatë e respekton superyllin argjentinas, transmeton Gazeta Express.

Messi i ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asiste në 39 ndeshje kundër ish-klubit të Arbeloas, duke u bërë futbollisti më efikas në histori të El Clasicos.

“E respektoj Barcelonën shumë, sepse është ekip i madh me një lojtar të madh si Lionel Messi”, tha Arbeloa.

Ai thotë se Messi është shumë i mirë, por aftësitë dhe mrekullitë e tij nuk ka mundur t’i shijojë kurrë spanjolli, duke qenë se Leo do të jetë gjithmonë rivali i tij.

“Ai është shumë i mirë, edhe pse unë kurrë nuk e kam shijuar atë dhe mendoj se kurrë nuk do ta bëj. Shpresoj se do të pensionohet, po i numëroj ditët”, shtoi ai. /Gazeta Express/  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart