Inzaghi: Lazio s’e meritoj humbjen


13/12/2018

Joaquin Correa shënoi golin e parë, por gjermanët e përmbysën rezultatin derisa kualifikohen në Europa Ligë me rekordin më të mirë, 6 ndeshje-6 fitore.

“Skuadra bëri atë çfarë duhet të bëj këtë mbrëmje dhe ne nuk e merituam të humbim. Jam i lumtur me shpirtin e skuadrës dhe përkushtimin, kështu që ashtu që sikurse nuk e merituam humbjen në Apollon Limassol nuk e merituam as këtu”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp.

“Nuk kishte ndërprerje kur ata e shënuan golin e parë. Goli i dytë ishte diku 30 metra pozitë jashtë loje”.

“Objektivi i jonë është të vazhdojmë rrugën në këtë garë. Ne e dimë që kemi përfunduar të dytët në grup dhe do të kemi short të vështirë në rrethin e 32 skuadrave më të mira, por është një garë e mrekullueshme dhe ne do të përpiqemi të shkojmë sa më lart”. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart