Icardi: Interi mund të fitojë kundër të gjithëve


18/09/2018

Nerazzurri  ishin duke humbur 1-0 në San Siro, por sulmuesi barazoi rezultatin me një gol të bukur vole kurse në minutat shtesë Matias Vecino shënoi golin e fitores.

“Të gjithë ishin në zonë por unë qëndrova jashtë saj”, tha Icardi, duke shpjeguar golin e tij në Sky Italia.

“Asamoah bëri një pasim fantastik dhe unë e përfundova mirë aksionin. Ishte një mbrëmje fantastike dhe ne kishim nevojë për të. Ne e dimë se ka skuadra të mira por ne do të garojmë kundër të gjithëve, ne gjatë tre muajve vetëm do të bëhemi gjithmonë e më të fortë”. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart