Ibrahimovic u kërkon falje tifozëve


07/11/2016

Në ndeshjen ndaj Swanseas, ku Ibrahimovic shënoi dy gola dhe Manchester United fitoi 3:1, ish-sulmuesi i Barcelonës, mori kartonin e pestë të verdhë, i cili do ta humbasë ndeshjen e xhiros së 12-të në Premierligë, atë ndaj Arsenalit, përcjell Gazeta Express.

Ibra u ka kërkuar falje tifozëve, teksa është i bindur se ekipi do t’ia dalë edhe pa të në fushë.

“Më falni që u suspendova për ndeshjen e radhës. Do të dëshiroja që të ishte e kundërta. Me të vërtetë doja të luaja në këtë ndeshje. Por, unë kam besim në shokët e mi. Mendoj se ekipi do të bëjë mirë edhe pa mua”, ka deklaruar Ibrahimovic. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart