Higuaini kthehet në stërvitje me Milanin


09/11/2018

Sulmuesi argjentinas, i cili erdhi në Milan këtë verë në formë të huazimit nga Juve, pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Udineses dhe mungoi mbrëmë në ndeshjen kundër Real Betisit në kaudër të Evropa Ligës, transmeton Gazeta Express.

Lista e lojtarëve të lënduar në Milan është mjaft e gjatë me Lucas Biglian, Mattia Caldaran, Jack Bonaventuran dhe Davide Calabrian, Mateo Musacchion Hakan Calhanoglu e Patrick Cutronen, që janë të dyshimtë për ndeshjen ndaj Juventusit.

Lajmi i mirë është se Gonzalo Higuain është rikthyer, dhe pritet të jetë në dispozicion të Gattusos për superndeshjen e së dielës mbrëma. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart