Herrera nuk do të largohet në janar


14/09/2018

Skadimi i kontratës së Herreras i ka alarmuar Interin dhe Romën për t’i siguruar shërbimet e meksikanit, mirëpo agjenti i lojtarit, Gabriel Moares, ka thënë se ai nuk do të largohet në janar, transmeton Gazeta Express.

“Ai nuk do të largohet nga Porto në këtë stinor, ai dëshiron që ta respektojë kontratën e tij deri sa të skadojë”, ka thënë agjenti.

“Ka pasur disa kontakte, mirëpo askush nuk ka arritur marrëveshje me Porton dhe me Hectorin”.

“Ai e ka respektuar vendimin e klubit. Tani ai është i fokusuar në këtë stinor me Porton, ai është kapiteni dhe do t’i ketë disa ndeshje të rëndësishme për t’i luajtur.

Para disa dite është përfolur edhe për një interesim nga trajneri i Real Madridit, Julen Lopeteguit, mirëpo këto i ka mohuar agjenti.

“Nuk ka pasur asnjë takim me Lopeteguin, Reali ka një mesfushë të fuqishme dhe nuk janë të interesuar për përforcime në atë pjesë”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart