​Gjithçka që duhet të dini për shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve


12/02/2019

16 klube u kualifikuan nga faza e grupeve dhe ky numër do të ulet së shpejti në tetë, pasi që ndeshjet e fundit të kësaj faze do të zhvillohen gjatë muajit shkurt dhe mars, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi synon ta shkruajë edhe një herë historinë, duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve për të katërtën sezon radhazi, përderisa klube si Barcelona, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Juventusi janë duke tentuar t’i japin fund dominimit të madrilenëve.

Kur do të mbahet shorti për çerekfinalet?

Shorti për çiftet e çerekfinaleve do të mbahet më 15 mars, në orën 12:00. Zyra e UEFA-s në Nyon të Zvicrës do të jetë nikoqire për këtë short. Shorti do të mbahet vetëm dy ditës pas ndeshjeve të fundit të 1/8 finales.

Si funksionon shorti?

Për dallim nga shorti për 1/8 e finales, tani nuk ka klube të ndara në dy vazo dhe nuk ka asnjë rregull që i ndalon klubet nga i njëjti vend të ndeshen mes vete. UEFA do të lajmërojë për çfarëdo rregulli të ri, para se të zhvillohet mbrëmja.

Cilat ekipe janë në short?

Kur do të mbahen ndeshjet e çerekfinaleve?

Ndeshjet e çerekfinaleve do të zhvillohet në prill. Xhirot e para luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato kthyese më 16 dhe 17 prill.

Rruga deri në finale

  • Ndeshjet e 1/8 të finales: shkurt 12/13/19/20 shkurt & 5/6/12/13 mars
  • Ndeshjet e çerekfinales: 9/10 & 16/17 prill
  • Ndeshjet e gjysmëfinales: 30 prill/1 maj &  7/8 maj
  • Finalja: 1 qershor

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart