Gjigantët anglezë e duan Immobilen


18/01/2019

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile ka përfunduar në radar të gjigantëve evropianë, shkruan Gazeta Express.

Liverpooli dhe Chelsea e duan futbollistin italian në afatin kalimtar të janarit.

Jurgen Klopp planifikon ta dërgojë një skaut tek Lazio në ndeshjen e së dielës ndaj Napolit.

Ndërkohë, Chelsea është e vendosur ta marrë 28 vjeçarin nëse dështon huazimi i Gonzalo Higuainit.

Përfaqësuesi italian ka realizuar 62 gola në 88 ndeshje në Serie A, ndërsa pëlqehet nga të mëdhenjtë e Evropës. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart