Futbollisti brazilian largohet nga Kosova me zhgënjim të madh


12/01/2019

Edenilson Bergonsi është larguar nga Kosova i dëshpëruar, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti brazilian ishte pjesë e Dritës muajt e fundit, por nuk iu dha rasti për të luajtur dhe së fundmi e zyrtarizoi largimin.

Në fakt, ai ishte kthyer në Gjilan pasi ishte pjesë e Dritës edhe në të kaluarën, por në eksperiencën e parë definitivisht kishte kaluar më mirë.

“Sot dua t’i them lamtumirë FC Dritës. Faleminderit për mbështetjen të gjithë tifozëve. Fatkeqësisht, nuk kisha mundësi të luaja dhe ta tregoja kualitetin tim dhe ta ndihmoja ekipin, siç bëra në herën time të parë në Gjilan”, ka shkruar fillimisht sulmuesi brazilian në Facebook.

“Trajneri nuk bisedoi kurrë me mua. Kam luajtur në shumë klube të rëndësishme dhe minimumi që e kërkoja dhe dëshiroja ishte të më trajtonte me respekt. Por, për shkak të anës sime profesionale dhe dedikimit maksimal në futboll, gjithmonë kam qenë prezent, duke e pritur rastin tim. Te uroj fat, FC Drita. Do të jem gjithmonë i lidhur me Dritën”, ka përfunduar Bergonsi. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart