Fundjava me plot derbi në Evropë, IPKO i sjell në Kosovë


25/01/2019

Fundjava do të sjell plot ndeshje interesante në ligat më të forta evropiane, të cilat ua mundëson t’i shikoni ekskluzivisht platforma më e madhe televizive në vend – IPKO.

Të mëdhenjtë presin fitore në Spanjë

E nisim me La Ligan. Kampionati spanjoll pritet të sjell ndeshje interesante në fundjavë.

Xhiroja e 21-të nis me duelin ndërmjet Atletico Madridit dhe Getafes, i cili do të transmetohet në Super Sport Kosova 2 përmes IPKO-s.

Reali e ka mundësinë ta vazhdojë këndelljen përmes një fitoreje eventuale me Espanyolin në udhëtim të dielën, në ndeshjen që mund ta shihni në Super Sport Kosova 3.

Ndërsa, lideri Barcelona do të ketë punë me Gironan në udhëtim, po ashtu të dielën.

Real Sociedadi i Adnan Januzajt pret fitore kundër Huescas të dielën, kurse Levante e Enis Bardhit ka punë të vështirë nesër kundër Sevillës.

La Liga – Xhiroja e 21-të

E shtunë 13:00 Sevilla – Levante

E shtunë 16:15 Atletico Madrid – Getafe (Super Sport Kosova 2)  

E shtunë 18:30 Leganes – Eibar

E shtunë 20:45 Valencia – Villarreal (Super Sport 4)

E diel 12:00 Valladolid – Celta Vigo

E diel 16:15 Girona – Barcelona

E diel 18:30 Athletic Bilbao – Betis

E diel 18:30 Real Sociedad – Huesca

E diel 20:45 Espanyol – Real Madrid (Super Sport Kosova 3)

E hënë 21:00 Alaves – Rayo Vallecano

Serie A me dy derbi

Kampionati italian vjen me dy derbi këtë fundjavë.

Xhiroja e 21-të e Serie A do të hapet të shtunën me ndeshjen kryesore ndërmjet Milanit dhe Napolit të Elseid Hysajt, e cila do të transmetohet në Super Sport Kosova 1 përmes platformës televizive IPKO.

Gjithashtu, nesër mbrëma do të luhet edhe ndeshja në mes Sampdorias dhe Udineses së Valon Behramit, që transmetohet në Super Sport Kosova 3.

Një ndeshje tjetër e madhe në Itali do të luhet të dielën mbrëma.

Lazio e treshes shqiptare, Valon Berisha, Thomas Strakosha e Riza Durmishit e pret Juventusin, në takimin që do të transmetohet në IPKO Super Sport Kosova 1.

Kurse, Interi luan si mysafir i Torinos, në një tjetër ndeshje që ua mundëson ta përcillni IPKO respektivisht Super Sport Kosova 1.

Atalanta e Etrit Berishës e Berat Xhimshitit luan me Romën, kurse Chievo e Përparim Hetemajt e pret Fiorentinën.

E Bologna e Blerim Xhemailit do të ketë punë me Frosinonen.

Serie A – Xhiroja e 21-të

E shtunë 1 5:00 Sassuolo – Cagliari

E shtunë 18:00 Sampdoria – Udinese (Super Sport Kosova 3)

E shtunë 20:30 Milan – Napoli (Super Sport 2)

E diel 12:30 Chievo – Fiorentina

E diel 15:00 Atalanta – Roma

E diel 15:00 Bologna – Frosinone

E diel 15:00 Parma – Spal

E diel 18:00 Torino – Inter (Super Sport Kosova 1)

E diel 20:30 Lazio – Juventus (Super Sport Kosova 1 e Super Sport 2)

E hënë 20:30 Empoli – Genoa

Fundjava në Angli sjell FA Cup

Fundjava në Angli do t’i sjell ndeshjet e rrethit të katërt të FA Cup.

15 ndeshje do të zhvillohen nga e premtja deri të hënën, ndërsa nuk do të mungojnë as përballjet interesante.

Ndeshja që konsiderohet si finale para finales ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Unitedit do të luhet sonte dhe do të transmetohet në Super Sport Kosova 1 përmes platformës televizive IPKO.

Të shtunën, Manchester City shihet si favorit ndaj Burnleyt, në ndeshjen që fillon në orën 16:00 dhe që transmetohet në Super Sport Kosova 1.

Evertoni synon të kalojë në rrethin tjetër pas ndeshjes me Milwallin të shtunën, të cilën mund ta ndiqni në IPKO, respektivisht Super Sport Kosova 1.

Edhe Tottenhami, i cili luan të dielën, nuk pritet të hasë në probleme ndaj Crystal Palacet.

Këtë ndeshje e transmeton Super Sport Kosova 2.

Tutje parashihet të kalojë edhe Chelsea pas ballafaqimit me Sheffield Wednesdayn e Atdhe Nuhiut, në duelin e fundit të së dielës, të cilin e transmeton IPKO përmes Super Sport Kosova 2.

FA CUP – Rrethi i katërt

E premte 20:45 Bristol City – Bolton

E premte 20:55 Arsenal – Manchester United (Super Sport Kosova 1 & Super Sport 2)

E shtunë 13:30 Accrington – Derby County

E shtunë 16:00 Doncaster – Oldhham Athletic

E shtunë 16:00 Manchester City – Burnley (Super Sport Kosova 1)

E shtunë 16:00 Middlesbrough – Newport

E shtunë 16:00 Neëcastle – Watford

E shtunë 16:00 Portsmouth – Queens Park Rangers

E shtunë 16:00 Shrewsbury – Wolverhampton

E shtunë 16:00 Swansea City – Gillingham

E shtunë 18:30 Milwall – Everton (Super Sport Kosova 1)

E shtunë 20:45 Wimbledon – West Ham United

E diel 17:00 Crystal Palace – Tottenham (Super Sport Kosova 2)

E diel 19:00 Chelsea – Sheffield Wednesday (Super Sport Kosova 2)

E hënë 20:45 Barnet – Brentford

Premierliga në mesjavë

Pas pushimit në fundjavë, Premierliga rikthehet me ndeshjet e xhiros së 24-t, të cilat do të luhen në mesjavë.

Manchester United llogarit në fitoren e radhës ndaj Burnleyt të martën mbrëma, në ndeshjen që do të transmetohet në Super Sport Kosova 1 përmes platformës televizive IPKO.

Kurse, të njëjtën natë Manchester City e viziton Newcastlen, ndeshje të cilën mund ta shihni në Super Sport Kosova 2.

Të mërkurën IPKO përmes Super Sport Kosova 2 do ta transmetojë ndeshjen ndërmjet Liverpoolit të Xherdan Shaqirit dhe Leicester Cityt.

Arsenali i Granit Xhakës e Shkodran Mustafit e do fitoren ndaj Cardiffit, njëjtë si Chelsea në duel me Bournemouthin.

Premierliga – Xhiroja e 24-t

E martë 20:45 Arsenal – Cardiff

E martë 20:45 Fulham – Brighton

E martë 20:45 Huddersfield – Everton

E martë 20:45 Wolverhampton – West Ham

E martë 21:00 Manchester United – Burnley (Super Sport Kosova 1)

E martë 21:00 Newcastle – Manchester City (Super Sport Kosova 2)

E mërkurë 20:45 Bournemouth – Chelsea

E mërkurë 20:45 Southampton – Crystal Palace (Super Sport Kosova 2)

E mërkurë 21:00 Liverpool – Leicester

E mërkurë 21:00 Tottenham – Watford

Në Holandë, sytë kah ndeshja Feyenoord – Ajax

Platforma televizive IPKO e sjell këtë sezon edhe kampionatin holandez, Eredivisie. Këtë fundjavë zhvillohet ndeshja ndërmjet Feyenoordit e Ajaxit, e cila luhet të dielën nga ora 14:30 dhe transmetohet në Super Sport 1. / Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart