FIFA e UEFA dënojnë sulmin ndaj Borussia Dortmundit


12/04/2017

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e ndodhur ndaj skuadrës së Dortmundit.

“Unë kam qenë i shqetësuar thellësisht nga shpërthimet që ndodhën në Dortmund”, tha ai në një deklaratë.

“Vendimi i marrë për të shtyrë ndeshjen mes Borussia Dortmund dhe Monaco ishte i drejtë. Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të dy klubet, autoritetet lokale dhe përkrahësit e tyre”, ka theksuar Ceferin.

Kurse, shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se organizata të cilën e drejton do të vazhdojë të monitorojë ngjarjen e ndodhur në Dortmund, përcjell Express.

“Mendimet e secilit prej nesh në FIFA janë me popullin e Dortmundit, dhe tifozët e Borussia Dortmundit dhe Monacos pas ngjarjeve të sotme shqetësuese”, tha ai.

“Ne jemi duke vëzhguar nga afër gjendjen e BVB-së dhe Marc Bartras, dhe i uroj atij shërim të shpejtë. FIFA e dënon incidentet në Dortmund. Ne të gjithë jemi në pritje të detajeve të mëtejshme të incidentit”, ka përfunduar Infantino.

Ekipi i Borussia Dortmundit derisa po udhëtonte nga hoteli në drejtim të stadiumit “Signal Iduna Park” është tronditur pas shpërthimit të një bombe.

Nga ky shpërthim më së keqi e ka pësuar mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni në dorë, derisa ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos është shtyrë për sonte. /Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart