Fellaini ia shkul flokët Guendouzit para gjyqtarit, ai nuk ndal as faull


05/12/2018

Fillimisht ishte Rojo që në pjesën e parë bëri një ndërhyrje shumë të ashpër në Matteo Guendouzi, e të cilën ai e ndëshkoi më të verdhë edhe pse ndërhyrja ishte për karton të kuq, pasi që ishte një ndërhyrje me taka.

I njëjti lojtar më vonë lëndoi edhe mbrojtësin e Arsenalit Rob Holding, por përsëri gjyqtari i ndeshjes heshti.

Por, ajo që ishte shumë interesant ishte minuta e 86’të.

Fellaini ia shkul flokët Guendouzi para gjyqtarit Marriner hesht, pavarësisht se akti i tillë ndodh para syve të tij.

Edhe goli i barazimit i Manchester United në pjesën e parë ishte një gol i shënuar nga pozita jashtëloje por që gjyqtari e referon si gol të rregullt. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart