FC Kosova e Cyrihut, miqësore me Vëllaznimin e Agim Canës


11/02/2019

Ekipi i trajnerit Enver Osmani, ditën e parë do të zhvillojë stërvitje në Prishtinë, ndërsa ditën e dytë është e paraparë të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Vëllaznimit.

Ndeshja do të luhet më 16 shkurt, në orën 13:00 në qytetin e Gjakovës, njofton albinfo.ch.

E ndërkaq më 17 Shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ekipi i FC Kosovës do të shëtitë në kryeqytet dhe do të kenë mundësi të përcjellin organizimet me rastin e kësaj feste të rëndësishme shtetërore.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart