Edhe Milani pas Piatek


07/01/2019

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani e ka pyetur Genoan për mundësinë e transferimit të Piatek, transmeton Gazeta Express.

Nëse nuk mbetet Gonzalo Higuain në Milan pas këtij stinori, atëherë kuqezinjtë do të mendojnë më seriozisht për shërbimet e 23-vjeçarit.

Për Piatek interesim kanë shfaqur Juventusi, Barcelona, Interi, Roma.

Genoa e bleu lojtarin për 4 milionë euro në verën e vitit të kaluar, i cili deri më tani ka shënuar 13 gola në Serie A. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart