E tmerrshme: ISIS sulmoi Borussia Dortmundin? (Foto)


12/04/2017

Policia gjermane ka dalë në një konferencë për shtyp pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi të autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë bërë të ditur se kanë gjetur një letër në afërsi të skenës së krimit dhe po përpiqen që ta vërtetojnë përmbajtjen e saj, të cilën nuk e kanë bërë publike.

Kurse, sipas mediave gjermane, letra përmbante shkrimin “Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirë-bërësit”, por nuk jepen detaje të tjera.

Sipas mediave gjermane dyshohet se sulmi është kryer nga të ashtuquajturit Shteti Islamin, përcjell Express.

Ekipi i Borussia Dortmundit derisa po udhëtonte nga hoteli në drejtim të stadiumit “Signal Iduna Park” është tronditur pas shpërthimit të tri bombave. .

Nga ky shpërthim më së keqi e ka pësuar mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni në dorë, derisa ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos është shtyrë për sonte. /Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart