E pyesin se çfarë mendon për mos-ftesën e Shaqirit për ndeshjen ndaj Zvezdës, kështu përgjigjet O’Connell


08/11/2018

Ai nuk u ftua nga trajneri Jurgen Klopp për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Beograd, për shkak të politikës dhe kjo në fund i kushtoi klubit të tij.

Liverpool befasisht u mposht 2-0 si mysafir.

Kjo temë, si duket nuk ka mundur pa u përmendur edhe në sesionin që ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell bën në Facebook.

“Çka mendon për vendimin e Liverpoolit, në lidhje me Shaqirin që nuk u ftua për lojën kundër Zvezdës në Beograd”, e ka pyetur një qytetar ambasadorin, shkruan Gazeta Express.

“Lojtarët e Evertonit nuk e kanë këtë problem”; i është përgjigjur ambasadori, që është edhe tifoz i Evertonit, rival i përjetshëm i Liverpoolit. /Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart