​E jashtëzakonshme: Kësi vendimi të gjyqtarit nuk keni parë kurrë në jetën tuaj (Video)


06/10/2015

Në ndeshjen Chapecoense – Palmeiras, e vlefshme për javën e 29’të në kampionatin brazilian, gjyqtari Jailson Macedo de Freitas, largoi nga loja mbrojtësin e Palmeiras, Egidio, pas një ndërhyrje në kundërshtarin, të cilin në fakt nuk e kishte prekur fare.

Egidio u largua nga fusha dhe u nis drejt zhveshtores, por anësoret në këtë ndeshjen i treguan gjyqtarit kryesor se nuk kishte kontakt dhe se kartoni i kuq ishte i pamerituar. 

Besoni apo jo, gjyqtari, Jailson Macedo de Freitas, guxoi ta tërheq vendimin e tij për kartonin e kuq. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e futbollit, që një lojtar të rikthehet sërish në fushë dhe të vazhdoi të luaj sikur s’ka ndodhur asgjë.

Sidoqoftë, në fund skuadra e mbrojtësit, Egidio, humbi me rezultat 5:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29’të në kampionatin brazilian. Edhe përkundër kësaj humbjeje, Palmeiras mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 45 pikë.. /Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart