Dzeko vendos për të rinovuar me Romën


12/09/2018

Këtë javë sulmuesi boshnjak u diplomua në menaxhim të sporteve në Universitetin e Sarajevës dhe duket se ambiciet e tij janë që ai të jetë drejtor në të ardhmen.

Dzeko flet mirë disa gjuhë, si gjuhën boshnjake, çeke, gjermane, angleze dhe italiane, kështu që mund të jetë në menaxhimin e Giallorossi edhe pasi që të pensionohet.

Sipas calciomercato.com, klubi dëshiron që t’ia zgjat kontratën atij deri në verën e vitit 2021, duke e mbajtur atë në Stadio Olimpico deri në moshën 35 vjeçare.

Dzeko mund ta zvogëlojë rrogën për këtë nder, duke e marrë katër milionë në sezon, në vend të 4.5 milionë.

Ai mund të merr rol suportues për Francesco Totti dhe Monchi në menaxhim të klubit, edhe pse FA e Bosnjës po ashtu mund ti ofrojë një rol të tillë për Kombëtaren e Bosnjës. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart