Dy mundësitë e arta që i humbi Salah e që mund t’i kushtojnë me titull Liverpoolit


04/03/2019

Premierliga s’ka qenë asnjëherë më interesant se këtë edicion, raporton Gazeta Express.

Me nëntë ndeshje të mbetura deri në fund, Liverpooli e Manchester City premtojnë spektakël në luftën për titull.

Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e Premierligës dhe tifozët e klubit kishin besuar se kësaj ecuri të keqe do t’i jepnin fund këtë sezon.

Mirëpo, ata tani e kanë humbur kontrollin pas barazimit 0-0 me Evertonin dhe tani duhet të shpresojnë që Manchester City të gabojë, që prin me 71 pikë, një më shumë se ekipi i Jurgen Klopp, 70.

Për këtë barazim, që mund t’iu kushtojë me titull “Redsave”, gishti është drejtuar më shumë nga Mohamed Salah, i cili është larg formës së edicionit të kaluar.

Liverpooli barazoi me Evertonin në një ndeshje me shumë raste të mira shënimi, veçuar ato të Salah, por egjiptiani, që edicionin e kaluar theu rekorde dhe shënoi afër 50 gola – nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë, ani pse ishte madje edhe i vetëm përball portierit.

Kjo ishte ndeshja e tretë që Salah nuk shënon në Premierligë, ecuria më negative që kur iu bashkua Liverpoolit nga Roma. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart