Dy garueset kosovare mbeten pa plasman në Sarajevë


11/02/2019

Skitaret kosovare, Klea Vrella dhe Elba Kokaj, kanë qenë të pafat në lëshimin e parë të sllallomit për femra në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Sarajeva dhe Sarajeva 2019.

Për shkak të kushteve atmosferike që mbretëronin në Qendrën Skitare të Jahorinës në Sarajevë, Vrella doli nga shtegu, ndërsa Kokaj edhe pse arriti në cak, pas rreth një ore organizatori konfirmoi se ajo është diskualifikuar për shkak të një gabimi gjatë garës.

Elba në momentin e arritjes në cak doli e 75-ta.

Vrella e Kokaj ishin vetëm dy nga dhjetëra garuese që nuk arritën në cak. Skitaret tona kishin numrin rendor të lëshimit 96 dhe 97.

Kushtet atmosferike bënë që edhe lëshimi i dytë i sllallomit të shtyhet për disa orë.

“Në bazë të vlerësimit tim kryesisht atmosfera ishte e mirë, sidomos gjatë kohës sa nuk kanë dalë nga shtegu, por pak kushtet kanë ndikuar dhe për këtë arsye u shty edhe lëshimi i dytë. Po shpresojmë që në sllallom të madh të jemi më stabil”, deklaroi trajneri Feim Kollçaku.

Gara e ardhshme e Klea Vrellës dhe Elba Kokajt është sllallomi i madh që zhvillohet të mërkurën. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart