Dita e Philippe Coutinhos


08/01/2018

160 milionëshi, i transferuar nga Liverpooli, Philippe Coutinho, po jeton ditën më të mirë të jetës, shkruan Gazeta Express.

Sot është dita e Coutinhos, dita e brazilianit, dita kur ai do të shkelë fushën e Camp Nou, dita kur ai do ta veshë fanellën e Barcelonës, të cilën do ta bartë për pesë vite e gjysmë, deri në vitin 2023.

Magjistari brazilian do të prezantohet pas pak orësh. Në orën 12:30, ai do të hedhë të zezën mbi të bardhë në zyrat presidenciale, teksa në orën 13:00 do të prezantohet në dhomat e stadiumit, për të zbritur në fushë në ora 13:45 me fanellën e Barcelonës, të cilën do ta veshë për herë të parë.

Katalunasit mezi presin ta shohin brazilianin në fushë, që pritet të shkëlqejë me lojtarë si; Messi, Suarez, Dembele e Iniesta. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart