​Di Natale nuk pensionohet


14/04/2014

Antonio Di Natale s’i duket i ka rënë pishman për vendimin, që kishte marrë më herët, për t’i thënë lamtumirë futbollit aktiv pas përfundimit të këtij sezoni. Drejtuesit e Udineses shpresojnë që sulmuesi italian do të vazhdoj të luajë edhe pas këtij sezoni.

‘’Ne jemi të sigurt se ai do të vazhdojë të luajë, sepse ai është i motivuar. Në diskutimet që kemi pasur tani, ne kemi ndjenjën se ai dëshiron të vazhdojë të luaj. Ai është i uritur për më shumë sukses’’ ka thënë drejtori i Udinese, Cristiano Giaretta për Football – Italia.

Antonio Di Natale është bashkuar me Udinesen në verën e vitit 2004. Ai këtë sezon ka bërë njëmbëdhjetë gola në 28 ndeshje në Serie A. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart