Di Natale largohet nga Udinese pas 12 viteve


29/04/2016

Sulmuesi italian, Antonio Di Natale gjatë një konference për media e ka konfirmuar se do të largohet nga Udinese në fund të këtij edicioni.

Ai ka qenë pjesë e kësaj skuadra në 12 vitet e fundit, duke qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në Serie A.

Por, Di Natale e ka përjashtuar mundësinë që të pensionohet, pasi është në pritje të fertave nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe ose MLS. /Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart