Coutinho tregon objektivin me Barcelonën, i lumtur që do të luajë me Messin


08/01/2018

160 milionëshi, i transferuar nga Liverpooli, Philippe Coutinho, po jeton ditën më të mirë të jetës, shkruan Gazeta Express.

Sot është dita e Coutinhos, dita e brazilianit, dita kur ai do të shkelë fushën e Camp Nou, dita kur ai do ta veshë fanellën e Barcelonës dhe do ta hedhë të zezën mbi të bardhën për pesë vite e gjysmë, deri në vitin 2023.

Braziliani është tejet i lumtur që gjendet në Barcelonë dhe mezi pret të zbresë në fushë së bashku me idhujt.

“Të luaj futboll, fitoj tituj, t’i bëjë tifozët e lumtur dhe të luaj me buzëqeshje”, këto janë synimet e mia.

“Është e pabesueshme që do të jem i rrethuar me idhuj, me lojtar me histori si Leo, Luis, Andres Iniesta, Gerard Pique, Sergio Busquets… gjithë lojtarët e mire”.

“Jam i lumtur që do të luaj me ta dhe shpresoj të jem në gjendje të mësoj, jetoj dhe fitoj me ta”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart