City makinë e golave, këtë rekord e arritën sonte


20/01/2019

Manchester City mund të mos jetë në vendin e parë në Premier Ligë këtë sezon, por ata nuk dinë të ndalen duke shënuar gola në çdo ndeshje dhe është skuadra me shkallën më të lart të shënimit të golave në Europë.

Në fakt, me golin e Danilos në pjesën e parë gjatë fitores 3-0 kundër Huddersfield Town të dielën, ata bëhen skuadra e parë në Europë që shënojnë 100 gola në të gjitha garat gjatë këtij sezoni, transmeton GazetaExpress. 

Skuadra e Pep Guardiolës është në formë të lartë sidomos në vitin 2019, ku gjatë këtij viti kanë shënuar shtatë gola në ndeshjen e FA Cup kundër Rotherhamit dhe nëntë kundër Burton Albionit në gjysmëfinalen e Carabao Cup duke lënë pas rivalët e tyre kontinental.

Në fakt, duke llogaritur edhe tre golat e tyre në Premier Ligë në fitoren kundër Wolves dhe pas ndeshjes së tyre këtë vikend në Stadiumin John Smith, ku shënuan edhe Raheem Sterling dhe Leroy Sane, ata kanë shënuar 22 gola në katër ndeshje.

Në rastin e kundër, Huddersfield ka shënuar 18 gola në 36 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat para kësaj ndeshje.

Danilo u bë lojtari i 17 i ndryshëm që shënohet në listën e golashënuesve të City këtë vit, përderisa për Hudersfield krejt sezonën kanë shënuar tetë lojtar. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart