Cila është përbashkëta e dy kampionëve olimpikë shqiptarë?


09/08/2016

Sa herë që përmendet kategoria deri 52 kilogramë, mendja shkon te kampionia kosovare, tani edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.

Por, për shqiptarët edhe më herët kategoria deri 52 kilogramë ishte me fat. Në këtë kategori, shqiptarët e kishin të vetmin kampion olimpik deri të dielën, Shaban Tërstenën.

Tani dy legjendat e sportit shqiptar, Kelmendi e Tërstena, kanë disa të përbashkëta. Të dy janë kampionë olimpikë, të dy në kategorinë deri 52 kilogram dhe të dy në sportet luftarake, shkruan KD.

Derisa Majlinda ka bërë që xhudoja të bëhet sporti më i suksesshëm në Kosovë, Shaban Tërstena në vitet tetëdhjetë ka shkëlqyer në sportin e ngjashëm me xhudon, në mundje.

Mundja, falë sukseseve të Shaban Tërstenës dhe disa të tjerëve ishte sporti më i suksesshëm i shqiptarëve në Jugosllavi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart