Bilbili magjik, shëron lojtarin


11/02/2019

Një episod qesharak ka ndodhur në një ndeshje në Superligën e Polonisë, raporton Gazeta Express.

“Bilbili magjik” i gjyqtarit që shëron lojtarë? Doktorët me siguri që do ta kenë zili pas asaj që ndodhi në ndeshjen mes Gornik dhe Wislas.

Në sfidën që vendasit e fituan 2-0 për vendasit mbrëmjen e së hënës, momenti më i bukur dhe po ashtu edhe qesharak, ka qenë fundi i takimit.

I lumtur që skuadra e tij po merrte fitore të madhe në shtëpi, një lojtar i Gornik u shtri përtokë dhe bënte sikur është dëmtuar rëndë. Por menjëherë pasi gjyqtari i bie bilbilit për t’i dhënë fund sfidës, ai çohet në këmbë në kohë rekord, thjesht s’kishte asgjë dhe ishte duke u shtirur.

Sido që të jetë, skuadra e tij mori fitore dhe shkoi në kuotën e 20 pikëve në Superligën e Polonisë, por sërish gjendet në zonën e rrezikshme – në vendin e 14, vetëm dy skuadra gjenden më keq në renditje. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart