​Bersant Celina shënon gol të mrekullueshëm për Swansean


02/03/2019

Golin e parë të ndeshjes e kishte shënuar Oliver McBurnie, mirëpo Celina ia siguroi tre pikët e ndeshjes skuadrës së tij, me një gol të mrekullueshëm në minutat shtesë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Kjo fitore bën që Swansea të radhitët në pozitën e 13-të në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Bersant Celina goal for Swansea v Bolton 02.03.2019

Uploaded by TotalSwans TV on 2019-03-02.

Kosovari u transferua në Liberty Stadium verën e vitit 2018, pas gjashtë vjetëve në Manchester City. Ai i kishte bërë vetëm katër paraqitje për kampionin e Premierligës dhe për këtë arsye vendosi ta ndryshojë klubin.

Celina vazhdon të jetë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm për Swansean në këtë sezon dhe 21-vjeçari pritet ta ketë një të ardhme mjaft të ndritur. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart